Romanticiteti

Solisiti i grupit “Maneskin” dhe aktorja Dove Cameron e konfirmojnë lidhjen në tapetin e kuq

Solisti i rock grupit italian “Maneskin”, Damiano David, e ka konfirmuar lidhjen e tij me aktoren e Hollywood-it, Dove Cameron.

Pas disa muajve të spekulimeve, dyshja më në fund e konfirmuan romancën e tyre në ndejën  vjetore “Pre-Grammy” të Clive Davis të shtunën në mbrëmje, kur bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq.

Dyshja, të cilët vulosën statusin e tyre si çift, pozuan së bashku për fotografuar. Cameron, 28 vjeç, kishte veshur një fustan të kuq, ndërsa David, 25 vjeç, pati të veshur një set.

Ata u panë më vonë duke u kapur për dore brenda galës së mbushur me yje para çmimeve Grammy.

Thashethemet për romancën e çiftit filluan në shtator të vitit 2023, kur Cameron u pa në koncertin e Maneskin në Madison Square Garden në New York City, raportuan disa media në atë kohë, shkruan People