Trajneri argjentinas

Solari i kënaqur me karakterin e skuadrës pas fitores së vështirë ndaj Huescas

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka qenë i impresionuar me karakterin e treguar nga lojtarët e tij në fitoren e ngushtë dhe të vuajtur ndaj Huescas.

Goli i Gareth Bale në fillim të ndeshjes ishte vendimtar në këtë takim, me “Los Blancos” që u ngritën në pozitën e 4-të të La Ligas.

Kushtet për zhvillimin e ndeshjes ishin të vështira, në veçanti me frymën e fortë që ndikoi direkt në përballjen e së dielës.

Solari e ka pranuar se ka qenë një ditë e lodhshme për skuadrën e tij teksa e ka vënë theksin te karakteri i treguar.

“Kushte janë të njëjta për të dyja skuadrat, por era e ka bërë ndeshjen të shëmtuar teksa ishte shumë e vështirë të kontrollohej dhe pasohej topi. E vlerësoj karakterin e skuadrës sepse në këto ndeshje duhesh ditur të fitojmë duke vuajtur. Ne nuk e dinim se ku do të përfundonte topi dhe nuk jemi të adaptuar me këtë stil loje. Mund të dyfishonim epërsinë por nuk ia dolëm dhe Huesca na bëri presion të madh. Këto lloj ndeshjesh janë edhe një test sa i përket karakterit, dhe skuadra jonë ka shumë karakter”, u shpreh Solari.

Ish trajneri i Real Madrid Castillas theksoi se është i lumtur me rivalitetin e madh në La Liga këtë edicion ku “Los Blancos” dhe Barcelona kanë pësuar nga 5 respektivisht 2 humbje.