Sokoli nis punën te Prishtina

Bylbyl Sokoli ka nisur zyrtarisht punën si kryetrajner i Prishtinës.

Ai është kthyer te Prishtina pas katër vjetësh. Sot trajneri i njohur u prezantua para futbollistëve.

Bylbyl Sokoli së fundi kishte udhëhequr Ferizajn. Ndërsa, te Prishtina ka qenë kryetrajner në edicionin 2014/15 duke i prirë skuadrës në 25 ndeshje zyrtare (11 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje).

Sokoli te Prishtina është pasues i Mirel Josës, i larguar pas dy sezonesh në kryeqytet.

loading…