Sociologu thotë se mbi fëmijët e kthyer nga Siria në shkolla mund të ketë tallje dhe bullizëm

Nga Kosova qindra persona i ishin bashkuar luftës së armatosur në Lindjen e Mesme. Ky veprim kishte rezultuar edhe ligjn për dënimin e këtyre personave kur të kthehen në Kosovë.

Me ndihmën e SHBA-ve ishte bërë rikthimi i tyre në vend, në mesin e tyre shumica fëmijë dhe gra. Autoriteteve të Kosovës kishte marrë përgjegjësinë për integrimin e tyre në shoqëri

Sociologu, Valter Nasufi për Ballkani.info tregoi në lidhje me paragjykimin si proces që ndodhë shumë shpesh në shoqërinë tonë.

“Ne jemi një shoqëri që kemi paragjykime dhe steriotipe në çdo shtresë sociale, çdo moshë dhe në çdo klasë shoqërore, dhe si e tillë edhe këta fëmijë nuk përjashtohen nga ky fenomen. Ne si shoqëri rritemi me paragjykime të llolljllojta për çdo gjë dhe për çdo popull, apo qoftë edhe kjo rraca, gjinija, dëshirat që kemi, veshjet, sjelljen dhe gjëra të tilla të ngjashme. Nga ana tjetër ashtu siç është e njihur në shkencat sociale paragjykimi ka si burim mos njohjen. Për rrjedhoj si shoqëri nuk jemi dashamirës të njohjes. Dhe kur flasim për paragjykimin ndaj tjetrit ne shpesh jemi të prirur të formojmë subjektivisht një tablo të menjëhershme për dikë pa na interesuar fare për gjendjen e tij, apo për personalitetin e individit”, tha ai

Nasufi ka përmendur edhe taljen dhe bullizmin si mundësi që rrjedhin nga paragjykimet që me gjasë do të t’ju bëhen fëmijëve

“Prandaj gjykoj që fëmijët do të kenë të vështirë si fillim të integrohen si çdo fëmijë tjetër që shkëputet nga një vend edhe megjithëse ata janë shqiptar. te ardhur nga një vend ku konflikti vazhdon akoma kjo bën që ata të jenë të ndrojtur edhe fëmijet e tjerë e kanë edhe më të lehtë jo vetëm të paragjykojne por duke shkuar më tej, të përshkallëzohet në tallje deri edhe ne bullizëm. Tek ne tallja me moshatarët dhe ngacmimet janë normalizuar aq shumë sa që është vërtetë për tu shqetësuar. Prandaj, nuk është aspak habi nëse kjo sjellje mund tē shkoj edhe ne bullizem. Kështu që duhet një kujdes i veçant se si këta fëmijë trajtohet nga moshatarët e tyre. Duhet një vigjilenc e vazhdueshme të perkujdesit nga drejtoria arsimore”, përfundoi Valter Nasufi.

Dje në ka filluar vijimi i mësimit nëpër shkollat e Kosovës, sipas statistikave janë 74 fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë. /Ballkani.info/