Snajperisti më vdekjeprurës në botë i bashkohet luftës në Ukrainë: Në imazhet e shkatërrimit shikoj djalin tim në rrezik

Një nga snajperistët më vdekjeprurës në botë ka mbërritur në Ukrainë, duke u zotuar të luftojë rusët si një luftëtar vullnetar.

Vrasësi i stërvitur, me nofkën Wali, më parë udhëtoi në Irak vetë për të luftuar kundër ISIS-it në vitin 2015. Ai kaloi kufirin me Ukrainën sot, duke lënë pas gruan dhe djalin e tij të mitur në Kanada.

40-vjeçari u vendos dy herë në Afganistan si snajper me Forcat e Armatosura Kanadeze midis 2009 dhe 2011.

Wali luftoi në të njëjtën njësi kanadeze si snajperi me vrasjen nga largësia më e madhe e konfirmuar në botë, prej 3.5 km.

Ai iu përgjigj thirrjes së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të shtunën, i cili njoftoi: “Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës kundër pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë ndërkombëtare janë të ftuar nga qeveria ukrainase të vijnë në territorin tonë për t’u bashkuar me radhët e forcave tona territoriale.”