Shpirti luftarak i Manchester Unitedit ka filluar t’i kujtojë Chris Smallingut periudhën e kaluar nën drejtimin e trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.

Goli i Marcus Rashford në minutat e fundit i siguroi 3 pikët Manchester Unitedit në përballjen e fundjavës ndaj Bournemouthit, ndërsa në muajin tetor “Djajtë e Kuq” përmbysën epërsinë prej 2 golave të Newcastle, për të fituar në fund 3-2.

I pyetur nëse rikthimet e rezultateve këtë sezon i kujtojnë ato të edicionit të fundit të Fergusonit në menaxhimin e Manchester Unitedit, Smalling u përgjigj:

“Ne po e tregojmë atë qasje për t’u mos dorëzuar asnjëherë. Pavarësisht se pjesa e parë ishte negative, në pjesën e dytë besuam se mund të fitojmë. Është ndjenjë e mrekullueshme që na bashkon si skuadër. Do të fitojmë shumë pikë në këtë mënyrë ashtu si klubet tjera që do të fitojnë ose humbin pikë në këtë formë”, tha Smalling.

Ballafaqimet e kësaj jave, fillimisht ndaj Juvnetusit në “Allianz Stadium” dhe pastaj kundër Cityt në “Etihad” do të jenë provë force për Manchester United, dhe Smalling beson se fitoja me Bournemouthin i ka dhënë shtysë “Djajve të Kuq” të arrijnë rezultate pozitive.

“Jemi të vetëdijshëm se do të kemi ndeshje të vështira por nëse i fitojmë do të jetë një muaj i mirë. Duhet të marrim rezultate pozitive sidomos tani pas pauzës së kombëtareve kur edhe ndeshjet shpeshtohen dhe niveli i tyre rritet”, përfundoi qendër mbrojtësi i Unitedit.