Në fshatrat Retijë dhe Zoqisht të Rahovecit u mbajtën dy takime të hapura me banorët, ku kryetari Smajl Latifi prezantoi projektet e reja zhvillimore.
Ai theksoi se investimet e deritanishme kanë sjellë përmirësime të prekshme në infrastrukturë dhe cilësinë e jetës, por puna nuk do të ndalet këtu.
Latifi shpjegoi se ekipi i tij ka ide të qarta, vullnet të palëkundur dhe energjinë e nevojshme për ta transformuar Rahovecin, duke e përfshirë në këtë proces çdo fshat, përfshirë Retijën dhe Zoqishtin.
Sipas tij, bashkëpunimi me komunitetin lokal është çelësi për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe projekte konkrete që adresojnë nevojat e banorëve.







