Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se të dielën, më 14 shtator, në ora 18:00, do të mbahet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore në sheshin e qytetit të Rahovecit.

Në këtë ngjarje do të prezantohet vizioni qeverisës për katër vitet e ardhshme, si dhe ekipi i plotë që do të garojë për Kuvendin e Komunës. Përveç Latifit si kandidat për kryetar, do të bëhet publike lista e 30 kandidatëve që synojnë përfaqësimin në asamblenë komunale.

“Ju mirëpresim!” – ka deklaruar Latifi, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë dhe të njihen nga afër me programin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e Rahovecit.