Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka marr pjesën në ceremoninë e ditës së çlirimit të Shqiponjës (Ish-Jabllanicës).
Ai ka thënë se në këtë vend foli historia dhe dheu mban gjurmët e sakrificës,
“Sot, më 17 maj, kjo vatër heroizmi dhe qëndrese, me një tubim madhështor, shënoi 26-vjetorin e çlirimit, duke u përulur me nderim e mirënjohje para veprës së dëshmorëve që ranë për lirinë tonë dhe që prehen të qetë në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë
Aty ku historia flet me zë krenar dhe dheu mban gjurmët e sakrificës, Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe. Sot, më 17 maj, kjo vatër heroizmi dhe qëndrese, me një tubim madhështor, shënoi 26-vjetorin e çlirimit, duke u përulur me nderim e mirënjohje para veprës së dëshmorëve që ranë për lirinë tonë dhe që prehen të qetë në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë.
Lavdia e tyre është gurthemel i lirisë sonë dhe do të jetojë me shekuj!







