Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili është pretendent edhe për një mandat të ri, ka prezantuar sot bartësinë e listës së AAK-së për Kuvendin Komunal. Fatmir Iska do t’i prij listës së kandidatëve për Kuvendin e Rahovecit.

“NJË EKIP I FORTË NDËRTOHET ME NJERËZ TË ZOTË. Në mesin e tyre qëndron me dinjitet dhe përkushtim Fatmir Iska, një bashkëpunëtor i çmuar nga qyteti i Rahovecit, i cili ka qenë krahu im i djathtë si nënkryetar i Komunës së Rahovecit, por edhe si nënkryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec. Gjatë viteve të bashkëpunimit tonë të ngushtë, ai ka dhënë gjithmonë maksimumin për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe për të sjellë zhvillim real në komunën tonë”, ka shkruar Latifi.

Ai thekson se Fatmiri është modest në paraqitje, por i palëkundur në vendimmarrje dhe i përkushtuar për shërbimin publik. “Ai përfaqëson më së miri vlerat që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i mbron me vendosmëri, ndershmëri, integritet dhe shërbim të sinqertë ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje Latifi.

Postimi i plotë: