Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për bujqit dhe fermerët e komunës. Ai theksoi se hapja e rrugëve fushore ka lehtësuar dukshëm punën e tyre, duke bërë arat dhe fushat shumë më të qasshme për makineritë bujqësore.

“Duke parë rezultatet dhe përfitimet e mëdha nga kjo mbështetje e vazhdueshme nga ana e Komunës, ne planifikojmë hapjen e 150 kilometrave rrugë të reja fushore në pjesë të ndryshme të komunës sonë, pa harruar mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese,” – shkroi Latifi.

Ky plan i ri pritet të fuqizojë më tej sektorin bujqësor, të përmirësojë infrastrukturën rurale dhe të ndihmojë fermerët në rritjen e prodhimit dhe efikasitetit. Rahoveci po vazhdon të forcojë rolin e tij si një nga qendrat kryesore bujqësore në vend.