Sllovakia

Sllovakia pritet të dënohet për mesazhet kundër Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë

Federata e Futbollit të Sllovakisë do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjeskundër Anglisë.

Në tribuna ishte ngritur një flamur i Kosovës, i dekoruar me ngjyrat e Serbisë.

Përveç kësaj, në flamur ishte shkruar edhe mesazhi “Kosova është Serbi”. Për shkak të flamujve të tillë, Federata e Futbollit të Serbisë tashmë është dënuar gjatë kampionatit në Gjermani dhe njëjtë pritet të dënohet edhe Sllovakia.