Sllavko e Igor Simiq nga Lista Serbe bëjnë vizitë zyrtare në Washington

Kosovo-Online raportohet se një deklegacion i Listës Serbe i përbërë nga Igor Simiqi dhe Sllavko Simiqi prej nesër do të nisin një vizitë zyrtare për në Washington.

Sipas kësaj partie, gjatë qëndrimit të tij në ShBA janë planifikuar takime me zyrtarë të lartë të administratës në Washington.

“Gjatë qëndrimit në ShBA, delegacioni i Listës Serbe do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues të grupit serb në Kongresin Amerikan,” – thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se prej të hënës në veri kanë nisur punën edhe 46 policë serbë. Disa prej tyre janë linçuar nga ana e grupeve të ndryshme serbe online, çka ka nxitur reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

Deri tash nuk ka pasur reagim për këto linçime nga ana e Listës Serbe.

Vlen të theksohet që ishte pikërisht Sllavko Simiq ai që dëgjohej në përgjimet e publikuara nga Nacionale duke folur me shefen e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lilën.