Skuqet lumi në Gjakovë nga gjaku i derdhur nga mishtorja
Lumi Krena në Gjakovë është skuqur sot nga gjaku, i cili është derdhur nga një mishtore aty afër.
Në pamjet që ka publikuar KALLXO.com, shihet se si gjaku derdhet nga një tub i mishtores drejt në lumë, me gjasë menjëherë pas therjes së ndonjë kafshe.
Mishtorja gjendet afër Urës së Taliqit në Gjakovë.