Pas shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari e cila u vendos vitin e kaluar në Fushë Kosovë dhe shtatoreve tjera, skulptori i mirënjohur, Agon Qosa e ka realizuar edhe një kryevepër tjetër.

Qosa së fundit ka punuar shtatoren e heroit të kombit, Abdullah Tahiri.

Kjo shtatore do të vendoset në sheshin e Gjilanit që mban emrin e Abdullah Tahirit, pranë kazermës së FSK-së.

Shtatorja është e lartë 350 centimetra.

“Përurimi i kësaj shtatoreje do të bëjet në gjysmën e parë të këtij viti, megjithëse ende nuk është përcaktuar data e saktë. /Ballkani.info/