Skuadra e specializuar e qenve nga Zvicra, REDOG, arrin në Shqipëri

Pas tërmetit tragjik që sot në orët e hershme të mëngjesit goditi Shqipërinë dhe ku deri më tash raportohet për 22 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur, në Shqipëri ka arritur skuadra e specializuar e qenve nga Zvicra.

REDOG, qentë e specializuar nga Zvicra për kërkim-shpëtim pas tërmeteve, tashmë kanë zbarkuar në Rinas, në Aeroportin e Shqipërisë, shkruan Ballkani.info.

Të kujtojmë se një numër i madh i ushtarëve të Kosovës, policëve, zjarrfikësve, etj, janë në Zonën e Durrësit për të ndihmuar në shpëtimin e personave që kanë mbetur të ngujuar. /Ballkani.info/