Futboll

Skuadra e Drenicës niset për Durrës ku do të kryejë një fazë të përgatitjeve

Sot në mëngjes, skuadra e Drenicës ka udhëtuar drejt bregdetit shqiptar Durrësit, për fazën përgatitore.

Ekipi tashmë është kompletuar dhe do përgatitet maksimalisht për fazën e dytë të kampionatit.

“Falendërojmë të gjithë mbeshtëtësit e KF Drenica, Komunën e Skenderajt, e në veçanti sponsorin tonë, Reci Bau Gmbh, me pronar Haxhi Rreci që në çdo hap po i qendron afër klubit duke e mbeshtetur edhe për këtë fazë përgatitore.

Drejtuesit e klubit do të vazhdojnë të punojnë për të krijuar kushte sa më të mira për stafin dhe futbollistët e KF Drenica”, ka shkruar KF Drenica në Facebook. /Ballkani.info