Skocia e vendosur të ndërmarrë veprimet më të forta për të izoluar regjimin e Putinit

Më herët u raportua se një numër politikanësh britanikë, duke përfshirë ministren e parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, ishin ndaluar të hynin në Rusi, si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Tani, Sturgeon është përgjigjur duke shprehur vendosmërinë e saj për të ndërmarrë, sipas saj, veprimet më të forta të mundshme për të izoluar regjimin e Vladimir Putin, duke e quajtur atë një “kriminel lufte”.

“Putini është një kriminel lufte dhe unë nuk do të shmangem nga dënimi i tij dhe regjimit të tij. Skocia është e vendosur të ndërmarrë veprimet më të forta të mundshme për të izoluar dhe penalizuar regjimin e tij dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur popullin e Ukrainës”, tha ajo.

“Dënimi ndërkombëtar – jo vetëm me fjalë por edhe me veprime – kundër Rusisë duhet të jetë sa më i fortë. I takon çdo lideri të zgjedhë një anë në këtë agresion të paprovokuar. Unë jam e qartë se qëndroj me Ukrainën dhe kundër Putinit. Dhe Skocia është e qartë – ne të gjithë qëndrojmë me Ukrainën”, shtoi ai.