Ata dikur ishin bashkë në të njëjtin label.
Por, më pas, Skerdi Ago doli nga “Redbox Entertaiment” dhe menjëherë filluan zërat se ai është zënë me Gjikon.
Mirëpo, kur u pyet në Instastory për një gjë të tillë, Skerdi mohoi se ata janë zënë.
“Nuk zihem me njerëzit me të cilët kam ngrënë bukë” janë fjalët e këngëtarit.








