Skender Hyseni: Nuk kisha takim të caktuar me sekretarin Pompeo, është spekulim ‘refuzimi’

Koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se takimi me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo nuk ishte caktuar asnjëherë dhe si i tillë nuk ka mundur të ndodhte.

“Po lexoj në media se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!”, ka sqaruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Për hirë të sqarimit!!!

Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!

E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një taki i tillë”.

Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme.

S.H.