Durim Berisha

“S’kemi pare”: Ish-këshilltari tregon bisedën me Kurtin, kritikon pagën 7,500 euro për Gani Jakupin

Pas raportimeve se këshilltari për kulturë dhe media, Gani Jakupi është angazhuar me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka treguar ngjarjen se si kryeministri Kurti e kishte ftuar të angazhohej si këshilltar papagesë për çështjet kushtetuese që lidhen me dialogun me Serbinë ne Qeverinë e Kosovës.

“Nuk kemi pare”, sipas Berishes, kishte thënë Kurti.

Tutje, ai ngre dilemen se si Qeveria e Kosovës nuk kishte mundësi financiare ta paguajë një bursist te shtatefisht dhe bashkëpunetor të juristëve me të njohur gjerman, por paska mjaftueshëm para për të paguar, siç thotë ai, sorollatjen kafeneve të Evropës.

Postimi i tij i plotë:

Me 4 shkurt 2020 ne ora 22:45 m’pati cingeru telefoni.

Ndonese nuk njiheshim personalisht, ishte kryeministri i sapozgjedhur Albin Kurti.

Me pati thene shkurt: kam nevoje per ty. Kosova ka nevoje per ty dhe secilin si ti. A pranon te angazhohesh dhe te na ndihmosh ne ceshtjet kushtetuese qe lidhen sidomos me dialogun me Serbine?

Per disa dite nuk u degjuam dhe me kontaktoi shoqja e femijerise Furtuna Sheremeti, e cila kishte qene ajo qe me ka propozuar si bashkepunetor te KM Kurti dhe me tha se KM po thote se problemi i vetem eshte paga.

“NUK KEMI PARE”.

– nuk kam kerkuar asnjehere page Furtuna, ka qene reagimi im.

Pas pak minutave me pati telefonuar dhe tha shko ne Kosove pra dhe perfundojeni zyrtarisht emerimin.

Ne ate kohe kam pasur nje burse ne vlere prej 1350 Euro me te cilen me eshte dashur te mbuloj te gjitha shpenzimet per bashkeshorten, djalin dhe veten (mund ta konfirmoni edhe ne Formularet e Deklarimit te Pasurise).

Me kryeministrin Kurti jam takuar per te fundit here me 21 nentor 2021, pak dite para se te operohem per te paren here per heqjen e tumorit.

Nga ajo dite, kryeministri nuk me ka kontaktuar as pas nderhyrjes se pare, as te dytes dhe as te tretes. As nuk me ka shkruar apo vizituar per ngushellime per baben.

Qeveria e tij nuk paska pasur mundesi financiare te paguaj nje bursist te shtatefisht dhe bashkepunetor te juristeve me te njohur gjerman, por paska mjaftueshem para per te paguar sorollatjen kafeneve te Evropes.