Interi ka konfirmuar se ka suspenduar Radja Nainggolanin për arsye disiplinore.

“Interi mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është suspenduar nga aktivitetet futbollistike për arsye disiplinore”, thuhet në konfirmimin e klubit italian.

Mediat italiane raportojnë se mesfushori belg është vonuar në stërvitjen e sotme, dhe një gjë e tillë i ka ndodhur edhe disa herë të tjera gjatë kësaj jave.

E sipas këtyre raporteve thuhet se ai nuk do të përfshihet në skuadër për derbin ndaj Napolit.