S’kanë të ndalur largimet nga Nisma dhe anëtarësimet në AAK

AAK-ja vazhdon të fuqizohet duke marrë anëtarësi të Nismës Socialdemokrate. Pas largimit të Haxhi Shalës nga Nisma dhe aderimit në AAK, janë me dhjetëra drejtues të degëve dhe nëndegëve që poi  bashkohen atij në partinë e re.

Së fundit, kryetari i Nismës në nëndegën e Shalës, Burim Shamolli dhe anëtari i kryesisë së degës së Lipjanit, si dhe Shqiprim Shamolli sekretar i rinisë në nëndegën e Shalës i janë bashkuar AAK-së.

“Unë Burim Shamolli kryetar i Nismēs Socialdemokrate nëndega Shalë dhe si Antarë i kryesisë së degēs në Lipjan dhe Shqiprim Shamolli Sekretar i rinisë së nëndegēs në Shalë nga sot mē nuk do jemi pjesē e Nismes Socialdemokrate.Me vullnet të njejtë por me mbështetje edhe më të fuqishme i bashkohemi rrugëtimit të Haxhi Shalës”, kanë thënë Burim dhe Shqiprim Shamolli.