Haxhi Shala i sjell AAK-së antarësime të reja

Kryeatari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se së bashku me deputetin Haxhi Shala kanë pritur në takim një grup të rinjsh nga Lagjia Dardania të cilët i janë bashkuar AAK-së.

“I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit.Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.” shkruan Haradinaj në Facebook.

Me largimin e Shalës nga NismaSocialdemokrate ka patur disa largime të rëndësishme nga kjo parti duke iu bashkuar AAK-së.

Postimi i plotë:

Me kolegun Haxhi Shala, pritëm sot një grup të rinjsh nga lagjia Arbëria e Prishtinës, të kryesuar nga Dardan Vllasa.
Që nga sot, ata kishin vendosur të bashkohen në familjen e Aleancës, për të vazhduar së bashku rrugëtimin politik.
I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit.
Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.

RH