Skandaloze: Të infektuarit me Covid-19 në Kosovë dalin të shëtisin rrugëve

Veprime skandaloze po bëhen nga qytetarët të cilët janë të infektuar me COVID-19.
Policia e Kosova ka hasur në persona që janë pozitiv me COVID-19 dhe nuk iu janë bindur qëndrimit në vetizolim. Ndaj tyre janë iniciuar lëndë nga prokurori.

Rastet kanë ndodhur në Gjakovë, Malishevë, Shirokë, Prishtinë.

Këto janë rastet për të cilat njoftoi policia:

Gjakovë 13.07.2020 –21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Malishevë 14.07.2020 –09:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda.