Skandaloze: Restorantet shqiptare zbulohen duke shitur gjellëra me mish ariu, çmimi për kapjen e tyre deri në 500 euro

Tregtia ilegale e kafshëve të egra në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit, ku një person ka vendosu një ari të murrme për shitje në disa ueb-faqe të shitjes në trojet shqiptare.

Në faqen e Facebook’ut të ‘Bear Sanctuary Prishtina’ bëhet e ditur se në Shqipëri është duke u bërë shitje ilegale e kafshëve të egra. Më së shumti nga këto kafshë që po shiten, janë arinjtë të llojeve të ndryshme.

Sipas kësaj organizate e cila ndodhet në Prishtinë dhe që ka në pronësi një park të arinjve dhe merret me mbrojtjen e tyre, thuhet se kafshët vendase të mbrojtura ligjërisht, dhe ato ekzotike, si: arinjtë, ujqërit, shqiponjat, dhe majmunët, janë gjetur të publikuara për shitje në platformat online si ‘MerrJep’, ‘Njoftime’, ‘MirLir’ etj. Blerësit në shumicën e rasteve janë pronarë restorantesh të cilat i përdorin këto kafshë për tërhequr klientët.

Tutje ‘Bear Sanctuary Prishtina’ ka thënë se Organizata Jo Qeveritare mejdisore PPNEA ka zbuluar gjellëra të përgatitura nga kafshët dhe shpezët e egra duke përfshirë edhe mish ariu në meny të disa restorante në Shqipëri.

”OSBE ka ngritur alarmin pasiqë sipas raporteve të policisë Shqiptare; krimi mjedisor në Shqipëri ka shënuar rritje në katër muajt e vitit 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Organizatat Jo-qeveritare vendore si AOS kanë ngritur zërin për shitjen ilegale të shpezëve, gjahun ilegal të shpezëve, madje në shumë raste edhe helmimin e tyre. Përkundër shumë premtimeve nga autoritetet Shqiptare për të intervenuar në luftimin e krimit mjedisor, deri tani shumë pak veprime konkrete janë ndërmarrur”, thuhet në njoftimin e ‘Bear Sanctuary Prishtina’.

Ndërkaq në faktet e publikuara, mësohet se çmimi për një ari të murrme shkon deri në 500 euro.

Më poshtë keni fotografi të ariut i cili është kapur i gjallë dhe është vendosur për shitje në ‘MerrJep’.

Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë bërë thirrje qeverisë së Shqipërisë që të intervenojnë sa më shpejtë dhe të ndërmarrë masa strikte që të ndalojë shitjen ilegale të kafshëve, shpezëve dhe jetës së egër në përgjithësi.