Skandal

Skandaloze: Policia ia arreston shokët për drogë, futbollisti i Spartakut ofron “ryshfet” për ta liruar

Mediat ruse publikuan një video incizim interesant, ku përfshihet në një skandal të ri sulmuesi i Spartak Moskës, Quincy Promes!

Ngjarja kishte ndodhur një vit më parë, kur Promes kishte hyri i tërbuar në komisariat dhe kërkoi që miqtë e tij të liroheshin nga burgu – ku përfunduan nën dyshimin për posedim droge.

Pasi policia nuk u pajtua me të, Promes u tërbua dhe në momentin tjetër ofroi para për lirimin e miqve të tij – ndërsa bënte gjeste të tmerrshme me duar.

Gazeta ruse “Mash” raporton se në fund ryshfeti nuk është paguar kurrë, por miqtë e ish-lojtarit të Ajaxit janë liruar menjëherë pas incidentit, transmeton Ballkani.info.

Promes tani mund të përballet me akuza penale për përpjekje për të korruptuar policinë. Spartak Moska gjithashtu ka reaguar ndaj situatës dhe thotë se në sytë e klubit ai nuk ka bërë “asgjë të paligjshme”.

Kujtojmë se qershorin e kaluar Promes u dënua me tetëmbëdhjetë muaj në Holandë për plagosjen me thikë të kushëririt të tij. /Ballkani.info

https://twitter.com/i/status/1706353650392522944