Skandaloze: Pacienti nga Malisheva udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Gjakovës për kontrollë

Faqja në Facebook “Udhëzime pa kritere” ka postuar një udhëzim në të cilin shihet se si pacienti është udhëzuar direkt për QKUK pa u kontrolluar fare në Spitalin e Gjakovës.

Kjo është një shkelje e rëndë protokolare dhe hierarkike. Për më shumë shihni postimin e plotë të kësaj faqe. Postimi i plotë Qendra Emergjente sërish mbingarkohet nga pacientët të cilët do të duhej të kontrolloheshin në Spitalin e Gjakovës.

Udhëzim pa kritere nga Qendra e Mjekësisë Familjare- Malishevë Një tjetër ndjekëse e ka dërguar këtë foto- udhëzim në faqen Udhëzime pa kritere. Në udhëzim nuk janë shkruar anamaneza, ekzaminimet, as trajtimi madje është dërguar direkt për në QKUK duke shkelur rëndë renditjen e institucioneve sekondare dhe terciare.

Pacientët nga Malisheva fillimisht nëse duhet trajtim specialistik duhet të udhëzohen në Spitalin e Gjakovës dhe jo menjëherë në QKUK-Prishtinë.

Pra sipas kësaj siç shkruan edhe dërguesi del se pacienti nuk është kontrolluar fare(nuk janë shkruar ekzaminimet), as nuk është trajtuar në mënyrë medikamentoze dhe madje është dërguar direkt për QKUK pa u konsultuar fare specialisti në Spitalin e Gjakovës.

Në vend që pacienti në fillim të udhëzohet në Spitalin e Gjakovës, mjeku e udhëzon direkt në QKUK-Prishtinë dhe kështu shkel kriteret bazë të renditjes institucionale shëndetësore. Në udhëzim gjendet vula e institucionit dhe vula e mjekut.

E çuditshme…. udhëzimet pa kritere po vazhdojnë. #Udhëzime PaKritere