Një skandal ka ndodhur në ambientet e ministrisë së Drejtësisë, aty ku ministre është Albulena Haxhiu.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar pamje nga tualetet e kësaj ministrie, ku emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte vendosur mbi guacën e tualetit.

Mehmetaj ka ftuar prokurorinë dhe policinë të hetojnë mbi rastin.

VIDEO:

Postimi i Lirim Mehmetajt:

Çfarë skandali: Emblema e UÇK-së e vendosur mbi shole/guacë në WC-në e Ministrisë së Drejtësisë, në katin e kabinetit të ministres

Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së.

Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor.

Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës.

Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës.

Ftoj policinë dhe prokurorinë të bëjnë hetime, sepse aty kamera ka, për të kuptuar kush e ka vendosur dhe kush e ka mbajtur aty?

Ftoj ministren të jap sqarim, përse është lënë emblema e UÇK-së aty dhe përse nuk e ka larguar (së paku deri të premten e kaluar).

Nëse policisë i duhet vidoja që e posedoj dhe fotot, jam i lumtur t’ua jap menjëherë.

Sqarimi për këtë skandal është obligativ dhe sa më i shpejtë.

Turpi iu mbuloftë.