Skandaloze: Kush dhe pse po nxirrren dokumente shtetërore nga Qeveria?

Ka disa javë që zyrtarë të ministrive të ndryshme të Qeverisë së Kosovës nga stafi politik, pas përfundimit të orarit zyrtar të punës, po largojnë në forma të ndryshme nga Qeveria shumë dokumente zyrtare shtetërore.

Indeksonline ka marrë informacione të ndryshme nga disa ministri, që kanë treguar se pas orës 16:00 këshilltarët politik të ministrave dalin çdo herë me shumë dokumente në krah dhe i largojnë nga Qeveria në drejtim të panjohur deri tani. Indeksonline sot ka siguruar një video ku shihet Mentor Bogaj, këshilltar i ministrit në detyrë, Blerim Reka, duke bartur dokumente shtetërore nga Ministria e Integrimit Evropian në veturën e tij private.

Edhe pse ligji për çasjen në dokumente zyrtare u ofron çasje të gjithë palëve për çasje në dokumente shtetërore, ende nuk dihet arsyeja që tash ebdisa javë stafi politik i Qrverisë po i bartë dokumentet shtetërore në këtë formë nga Qeveria.