Faqja e KQZ-së po përballet me vështërsi në çasje, por përveç kësaj edhe me gabime skandaloze.
Sipas të dhënave të KQZ-së për Pejën VV-ja prinë me 96.44% të votave, ose 114 mijë e treqind e shtatëdhjtë e një vota, ndërsa LDK-ja vetëm 1995 vota si e dyta, apo 1.65%, shkruan Ballkani.info.

Ndërsa në Podujevë, PDK-ja ka 43.655 vota apo 80.49% të votave, ndërsa e dyta është VV-ja më 6.164 vota apo 11.37%, që përkthehet në rezultat anormal.

Se si dhe çfarë ka ndodhur me këto të dhëna është e pa qartësuar momentalisht, derisa nga KQZ-ja kanë kërkuar mirëkuptim me problemet teknike.







