Skandaloze: Ja sa raste të reja me kancer të gjirit u diagnostifikuan vetëm gjatë këtij muaji në Prishtinë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë muajit mars ka pritur e përcjellë shumë gra të cilat kishin shkuar të kryejnë mamografin, procedurë kjo e cila tregon se a jeni apo jo të prekur nga kanceri i gjirit.

Për Ballkani.info zëvendës drejtori i QKMF-së në Prishtinë Rrezart Halilaj bëri të ditur se ky institucion shëndetësor bashkë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konkretisht me departamentin e Radiologjisë kanë bërë të mundur sjelljen e aparaturës digjitale të mamografisë, ku me këtë lloj aparature janë identifikuar gjashtë raste me kancer të gjirit vetëm në Prishtinë.

“Gjashtë raste me kancer të gjirit vetëm për një muaj konsiderohet numër i madh. Dhe kjo është shumë shqetësuese”, pohoi Halilaj.

Rikujtojmë që rastet e prekura nga kanceri i gjirit në nivel Kosovë është shumë i lart, por fatkeqësisht nuk kemi statistika të sakta pasi që institucionet shëndetësore nuk posedojnë kancer-regjister. /Ballkani.info