Skandali në Unazën e Re, ndërhyn edhe Ambasada Amerikane

Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ishte sot në Ambasadën Amerikane.

Sipas Lorenc Vangjelit ministri Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane herët në mëngjes pak orë pas publikimit në media të skandalin me kompaninë DH Albania.

Vangjeli tha Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e Lotit të parë te “Unaza e Re”.

“Dje në mbrëmje janë bërë disa veprime, e para është bllokuar Loti i parë, nuk do të ketë asnjë lëvrim fondesh, e dyta është që prokuroria nisi hetimet.

Në këtë histori ka ndërhyrë edhe ambasada amerikane, sot në mëngjes Gjiknuri ka dorëzuar një dosje voluminoze në ambasadë për të ndihmuar sa më parë zbardhjen e kësaj historie”, tha Vangjeli.