Skandali/ Mësuesja i dërgon foto lakuriq 15-vjeçarit dhe kryen marrëdhënie me të

Një skandal seksual ka ndodhur një shkollë të mesme në Buckinghamshire, në Britaninë e Madhe.

Një mësuese e martuar është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një adoleshent 15 vjeçar, të cilit i ka dërguar fotografi lakuriq në rrjetin social Snapchat.

Imazhet e dërguara filluan të shpërndaheshin edhe tek nxënësit e tjerë dhe qarkulluan shkollë, gjë që nxiti dyshimet.

Daily Mail shkruan se Kandice Barber, 35 vjeçe i tha adoleshentit se mund të kishte mbetur shtatzënë me të pasi kryen marrëdhënie pas një eventi sportesh në një gjimnaz.

Mësuesja ka mohuar gjithçka para autoriteteve duke thënë se llogaria e saj në rrjetin social mund të jetë hakuar.

Çështja është nën hetim.