Skandali me spiunin rus trondit Beogradin, Vuçiq në mbrëmje iu drejtohet serbëve

Gjithë instancat e shtetit serb janë vënë në alarm pas skandalit me spiunin rus, i cili në një video të publikuar nga RSE shihej duke i dhënë ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Për këtë çështje kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ndërkohë në mbrëmje është paralajmëruar se do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Siç shkruan tanjug, pas këtij takimi më krerët e institucioneve të sigurisë, Vucic do t’i drejtohet serbëve përmes një konference për media, transmeton Gazeta Express.

Takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë Vucic pritet që adresimin e tij publik ta bëjë rreth orës 19:00 – 21:00.