Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin, është ftuar për t’u intervistuar lidhur me skandalin me rezervat shtetërore.

Përmes një njoftimi Prokuroria ka bërë të ditur se ministrja Hajdari është paraqitur në këtë institucion për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, por që u mbrojt në heshtje, raporton Ballkani.info.

Pas intervistimit në një paraqitje për media, Hajdari mohoi se është intervistuar.

@ballkani.info Skandali me rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari del pas 3 orësh nga Prokuroria, mohon se është intervistuar #albinkurti #kosovo #rezervat #viral ♬ original sound – Ballkani.info

Njoftimi i plotë:

Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje. /Ballakni.info/

@ballkani.info Ministrja e Albin Kurtit, Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin mijëra euro me rezervat shtetërore #albinkurti #rozetahajdari #skandali #rezervat #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info