Skandali i radhës në komunën e Mytaher Haskukës: Kryetari i Prizrenit ndan para edhe për biznesin e babait të tij

Asamblistja e PDK’së në komunën e Prizrenit, Sherife Balaj ka publikuar listën e parave të ndara nga udhëheqja e Mytaher Haskukës për bizneset, ku figuron edhe emri i babait të këtij të fundit, Daver Haskukës.

Në dokumentin e publikuar nga Balaj nuk tregohet shuma e parave të dorëzuara për biznesin në fjalë, por ka një konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.

Asamblistja Balaj i ka “thurur” disa vargje komunës ku vepron, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Vlen të theksohet se për një kohë të gjatë janë denoncuar skandale të ndryshme në komunën e Haskukës, nga dhënia e tendereve për njerëz të afërt, deri tek emërimet në pozita të larta.

Asamblistja në fjalë, listën e ka publikuar në ‘Facebook’-un e saj, teksa i ka thurur vargje komunës ku vepron.

“Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;Edhe natyra po don m’u ndrrue:Prizren mbahu, se kjo ka me shku!Po e përkthej shqip:Emri i babait të vdekur i kryetarit të Komunës së Prizrenit, përfiton mjete nga Komuna në listën e shpallur për mbështetje të bizneseve.Sipas listave të shpallura sot në web faqe të kk.rks-gov.net“.

Haskukës më parë iu është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Më poshtë gjeni edhe listën e përfituesve të subvencioneve nga Komuna e Prizrenit.