Skandali i Luljeta Aliut ndaj familjeve të dëshmorëve: S’mund t’i respektojmë përjetësisht!

Analistja kosovare, Luljeta Aliu ka dhënë një deklaratë skandaloze në një emision politik.

Ajo ka ofenduar njërën prej kategorive më të çmuara të vendit, familjet e dëshmorëve.

Sipas saj, kjo kategori s’duhet të ketë respekt gjatë gjithë jetës.

“Nganjëherë me duket paksa e  tejkalume që secili me përmend patriotizmin e familjes së tij. Nuk ka nevojë me përsërit gjithmonë.

“Ka ardhur koha mos me u marrë me narracione të paraluftës, por duhet të me pa përpara. Mua më duket shumë e tepërt që secili me përmend se e ka pas një dëshmorë, një ashtu… ne i mbrojmë dëshmorët, lavdi të gjithëve, por nuk mundemi me kërku benifite edhe respekt gjatë gjithë jetës, përjetësisht…, sepse secili është prek në familje”, ka deklaruar ajo në T7.