Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas ndërprerjes së kontratës për Shërbime Postare Diplomatike, ku si pasojë humbën 406 pasaporta të mërgimtarëve.
Kica Xhelili përmes një shkrimi në Facebook thotë se MPJ’ja ka nënshkruar kontratë për dërgesa katërfish më shtrenjtë se apalikuesit e tjerë.
“Ministria e Punëve të Jashtme, e nënshkruan një kontratë për dërgesa (postë) 4fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë, me procedurë të dyshimtë, PËR KËTË PUNË: Që këto dokumente të vijnë në kohë.
Edhepse shteti paguan gati 6fish më shumë, dështon. Si në gjithçka tjetër!
E prej këtyre pastaj të presim njohje e raporte të mirëfillta diplomatike?”, shkroi ajo.







