Skandal tjetër në Serbi| Burrë dhe grua, agjentë të BIA-s, të lidhur me kontrabandistët e kokainës

Danijel dhe Dushica J, një çift i martuar, njëri oficer i Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe tjetri agjent i punësuar në Agjencinë e Informacionit të Sigurisë (BIA), të cilët u arrestuan nën dyshimin për kontrabandë të kokainës si grup i organizuar kriminal me ish-policin Milivoj K dhe një person tjetër. Ata thuhet se kanë ka punuar për kriminelin malazez, Ljubomir Miloviq, ndërsa punonjësja e BIA-s Dushica J. ka kontrolluar të dhënat e BIA-s për Veljko Belivuk.

Sipas mediave të pavarura serbe, grupi dyshohet se kishte kontrabanduar sasi të mëdha kokaine me anije tejoqeanike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian për një periudhë të gjatë kohore dhe më pas transportonte paratë e përfituara nga shitja e kokainës nga Bashkimi Evropian në Republika e Serbisë dhe Malit të Zi.

I dyshuari Danijel J., duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, dhe për nevoja të një grupi të organizuar kriminal dhe me kërkesë të anëtarëve të tjerë të atij grupi, ka kryer kontrolle përmes bazave të të dhënave të MPB-së, ka marrë të dhëna për hetimet e udhëhequra nga UKP dhe ka komunikuar të dhëna konfidenciale për anëtarët e tjerë të këtij grupi të organizuar kriminal pa autorizim. Ai dyshohet edhe për transport droge, ndërsa një pjesë të parave të pista i ka investuar në këtë “biznes” të paligjshëm.

Bashkëshortja e tij, Dushica, duke keqpërdorur pozitën e saj zyrtare në BIA, duke kontrolluar në bazat e të dhënave të atij shërbimi, ka marrë informacion për hetimet e kryera nga BIA dhe ua ka komunikuar informacionin pa autorizim anëtarëve të tjerë të këtij grupi të organizuar kriminal.

Siç mëson portali Nova.rs, ndër të tjera, ajo ka kontrolluar të dhënat për Veljko Belivuk dhe grupin e tij të organizuar dhe një informacion i tillë konfidencial i ka përcjellë më tej Radoje Zvicerit, kreut të klanit “Kavaçki”, për të cilin është lëshuar urdhër arresti.

Siç mësohet jozyrtarisht, puna kryesore e këtij grupi ishte transferimi i parave nga Holanda drejt Serbisë dhe Malit të Zi. Nga 1.5 deri në 2 milionë euro janë transferuar gjatë një udhëtimi, ndërsa, siç mësohet jozyrtarisht, çifti i përfshirë kanë marrë një komision në masën 1.5 për qind. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: