SKANDAL

SKANDAL: “Superministri” Arben Vitia blen respiratorë kinez, për luftimin e Covid- 19 (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Arben Vitija ka blerë respiratorë kinez, përmes të cilëve po pretendon ta luftojë koronavirusin.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vesh se kompania “Interlab” e ka fituar tenderin për respiratorët nga Kina.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë kompania Interlab në përgjigjen e tyre dhënë për Gazeten Blic.

“Po, ventilatorët janë prodhim kinez. Janë sipas dosjes së tenderit është i certifikuar dhe nuk ka asnjë problem, janë sistem i avancuar”, kanë thënë në përgjigjen e tyre kompania Interlab

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë theksuar se pavarësisht pse respiratorët janë prodhim kinez, i plotësojnë specifikat e kërkuara.

Nga MSH në përgjigjet e tyre , theksojnë se nga profesionistet e kësaj lëmie është konstatuar se oferta e Operatorit Ekonomik “Interlab” i përmbush te gjitha specifikimet teknike te kërkuara ne Dosjen e Tenderit nga Njësia Kërkuese.

Sipas zyrës për informim në MSH, kompania “Interlab” ka qenë më e lira.

”Vlera e parashikuar e kontratës për Lotin 3 nga Njësia Kërkuese ka qenë 1,020,000.00 €, ndërsa vlera me të cilën ka fituar OE Interlab në vlerë 749,000.00 € që i bie 271,000.00 € më lirë se sa vlera e parashikuar”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Gazetën

Në vazhdim e gjeni kontratën e nënshkruar nga MSH dhe “Interlab” për “Furnizim Emergjent me aparatura medicinale – Ventilator (respirator) për mbrojtjen nga Koronavirusi”

Kjo kompani ka ofruar ventilator të prodhimit aziatik, përkatësisht kinez siç mund ta shihni edhe në këtë kopje të kontratës.

Sipas burimeve , në tenderin emergjentë të Pandemisë të hapur nga kjo Ministri për ventilatorë, (respirator) janë ftuar për negocim kompania Interlab dhe disa kompani të tjera por janë anashkaluar distributorët e autorizuar për Ventilator në Kosovë, që ofrojnë produkte mjekësore, (Ventilator) nga prodhuesit me renome botërore të EU dhe SHBA.

Disa kompani janë ankuar se ato janë njoftuar se ka patur tender të negociuar për Ventilator nga MSH vetëm pasi është publikuar fituesi ku disa nga këto kompani kanë bërë ankesë MSH, Por që janë refuzuar .

Siç mëson Gazeta Blic të njëjtat janë të njohura për Ministrinë e Shëndetësisë dhe gjenden në listën e Prokurimit.

Një gjë e tillë e mohon Ministria e Shëndetësisë.

“Divizioni i Prokurimit përmes platformës Elektronike te KRPP ju ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në tender 12 operatorëve  ekonomik që merren me furnizim me Pajisje Shëndetësore (bashkangjitur gjeni Ftesat ) dhe kanë ofertuar 4 operatorë ekonomik për lotin 3”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përveç ventilatorëve të njëjtës kompani i është dhënë edhe tenderi për “Furnizim Emergjent me material laboratorik për testim ne SARS-

COV-2 për Corona-Virus” .