Skandal: Shefi i Sektorit Ligjor në Komunën e Prizrenit publikon foto me armë nga shtëpia

Shefi i Sektorit Ligjor në Komunën e Prizrenit, Arben Krasniqi, ka publikuar fotografi në Facebook ku shihet një armë pistoletë, e vendosur afër një laptopi.

Arben Krasniqi është udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore në Komunën e Prizrenit dhe në këtë pozitë ka filluar punën në vitin 2018, pas kohës kur VV dhe Mytaher Haskuka kanë ardhur në pushtet në këtë komunë.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook Story, ku shihet një armë e vendosur mbi një libër afër një laptopi.

Krasniqi i cili është aktivist i Vetëvendosjes, në janar të këtij viti është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me një zyrtar tjetër, pasi që ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria e Prizrenit pretendonte se zyrtarët ligjorë kishin lejuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në kundërshtim me ligjin.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë të dy të pandehurit në një kontest civil në asnjë seancë gjyqësore nuk e kanë kundërshtuar propozimin për shkëmbim të pronës, që sipas prokurorisë është në dëm të Komunës dhe që të njëjti pretendohet se nuk kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.

Arben Krasniqi në Facebookun e tij personal e ka të publikuar një fotografi me mbishkrimin #meKRYEMINISTRIN, duke treguar kështu që ai është mbështetës i madh i Albin Kurtit.

Mirëpo përveç kësaj ai ka fotografi edhe Mytaher Haskukën, i cili është kryetar i Prizrenit dhe vjen nga partia e Albin Kurtit.

Ky hashtag po përdoret nga aktivistët e VV’së në rrjetet sociale, për t’i dhënë mbështetje liderit të partisë pas shkarkimit të tij nga Qeveria e Kosovës