LAJMI I FUNDIT

SKANDAL | RTK2 lejon të përdoret termi “Kosova dhe Metohia”, terroristëve serbë iu referohet si viktima (VIDEO)

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) si televizion publik që paguhet nga taksat tona, si pjesë të pandashme e ka edhe Kanalin 2 që transmeton lajme dhe program 24 orë në gjuhën serbe.

Mirëpo, ky kanal në disa raste ka dalë jashtë asaj që përcaktohet me rregullore të brendshme të RTK-së dhe ligjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës si themelues i televizionit të vetëm shtetëror në vend.

Ky kanal që menaxhohet nga serbët, pra e ka një drejtor serb, në lajmet qendrore të natës së mbrëmshme ka lejuar që të përdoret termi nacionalist serb “Kosova dhe Metohia”, term ky që Serbia e përdor në vazhdimësi, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu, terroristët e vrarë serbë të dielën në Banjskë të Zveçanit nuk cilësohen të tillë, por si të rënë apo viktima.

Shihni videon nga minuta e 11-të

Në vitin 2020, Ballkani.info pati raportuar se si moderatorja/gazetarja e kanalit 2 të RTK-së, Aleksandar Dogangjiq, në edicionin e lajmeve të 3 majit të atij viti, e kishte përdorur termin “Kosova dhe Metohia”.

Nuk ishte hera e parë që e njëjta gazetare i ishte referuar kështu Kosovës, e kishte bërë edhe në vitin 2018. /Ballkani.info/