Skandal: Polici bën video me telefon në vend se të merret me aksidentin, i filmoi 3 vajzat që u aksidentuan në Prishtinë

Sonte në orët e mbrëmjes ndodhi një aksident në Prishtinë, ku vetura u rrokullis dhe lëndime trupore pësuan tri vajza.

Të tri vajzat janë jashtë rrezikut për jetë, por një medium ka publikuar një video të rëndë pak minuta pas aksidentit, shkruan Reporteri.net

Ajo video besohet se është bërë nga një polic, e më pas e ka dërguar videon një portali.

Dyshimin se incizuesi është polic, e tregon hija. Aty i vërehet kapelja policit kameraman.