Ministrja kroate për Zhvillim Regjinal dhe Fonde të BE-së, Gabrijela Zhalac nuk kishte patentë shoferë në momentin kur me veturën e saj goditi një fëmijë.
Nga policia e Vukovarit kanë njoftuar se ministrja, e cila ngiste veturën më patent shofer të pavelfshëm, është gjobitur me 1000 kuna ose rreth 135 euro. Dhe ajo e ka paguar këtë gjobë.
Testi i alkoolit ka treguar se ministrja kroate në momentin e fatkeqësisë nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, raporton N1 kroat, transmeton Ballkani.info.
Në fatkeqësinë e komunikacionit, që ndodhi sot në Vinkovc, një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda, derisa ishte duke vrapuar në rrugë. Ai u godit nga vetura që e drejtonte ministrja Zhalac.
Nga policia kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur fëmiu e kalonte rrugën jashtë zonës të caktuar për këmbësor.
Vajza është dërguar në qendrën emergjente, ku i është dhënë ndihma e parë, e më pas është dërguar në Osijek.
“Fëmija nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë nga spitali i Osijekut. /Ballkani.info/







