SKANDAL: Kryetari i VV-së së Mitrovicës dhe drejtorët komunalë marrin pjesë në aheng ku kërcet kallashnikovi – VIDEO

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje të degës së Mitrovicës kanë vendos që dje një pjesë të ditës ta kalojnë në natyrë dhe të shoqëruar me muzikë patriotike, mish dhe alkool.

Të prirë nga kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili është edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, zyrtarët e lartë komunal ishin dëshmitarë edhe të shtënave me kallashnikov.

Njëri nga të pranishmit, derisa Shala këndohej në sharkia e çiftelia, mori guximin që para zyrtarëve të shtetit të gjuaj me AK-47, shkruan Ballkani.info.

Në videon e siguruar nga Ballkani.info, personi në fjalë shtie disa herë, mirëpo krerët e VV-së së Mitrovicës vazhdonin ahengun të pa shqetësuar. Siç dihet, të shtënat me armë janë vepër penal dhe sanksionohet me ligj.

Megjithë të shtënat, Faruk Mujka dhe të tjerët nuk i respektonin e as masat antiCovid, mbajtja e distancës, maskat etj.

Përveç nënkryetarit të Komunës, pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe disa nga drejtorët komunale, të gjithë nga VV-ja.

I pari nga e majta në të djathtë, ishte i ulur Fadil Ademi, drejtor i Inspekcionit në Mitrovicë, pas tij vije Naser Muja, drejtor i Infrastrukturës, Faruk Mujka, nënkryëtar i Komunës dhe kryetar i VV-së në Mitrovicë, pas tij është Ekrem Sadiku, drejtor i Bujqësisë dhe në fund Shukri Gashi, drejtor i Financave. /Ballkani.info/