SKANDAL: Kryesindikalisti i Telekomit, Lamih Balaj, pjesë e fushatës së VV-së në Podujevë FOTO

Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj me anëtarësinë e vet lobon për zgjedhjet në Podujevë me Levizjen Vetëvendosje.

Me ligj të Sindiktave, por edhe me rregullore të Ndërmarrjeve Publike është i ndaluar aktiviteti dhe ngjyrimi politik.

Aq më tepër kur kreu i Sindikatës në vend që të punojë dhe t’i mbrojë interesat e punëtorëve dhe të kompanisë që është pranë falimentimit, ai shihet haptas dhe me komplet kryesinë në mbështetje të VV-së në Podujevë, raporton Ballkani.info.

A janë të gjitha aktivitetet sindikale të Lamih Balajt në Telekom të lidhura kryekeput për interesat e një partie politike? Fotografitë flasin shumë!

Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar disa nga këta anëtarë të kryesisë së kesaj sindikate figurojnë si donatorë të VV-së.

Integriteti, paanëshmëria, profesionalizmi dhe etika e kryesindikalistit Balaj vihet në pikëpyetje dhe aq më tepër me qendrimin e tij kundër çdo menaxhmenti dhe sidomos Bordit aktual, ku ai nuk e njeh.

Balaj i ka akuzu të gjithë qeveritë dhe të gjithë ministrat e linjës, përveç ata të emëruar nga ish Qeveria Kurti.

Sot shihet vetë anëshmëria e pastër politike e kryesindikalistit Balaj në Podujevë nën slloganin “Llapi i prinë ndryshimit të madh”!

“Llapi i prinë ndryshimit të madh! Dy ditë na ndajnë nga konfirmimi i Lëvizjes Vetëvendosje si forca e parë politike në vend!”, ka shkruar aktivisti i VV-së, Driton Hyseni në postimin ku shihet edhe Lamih Balaj.

Zgjedhjet e parakohëshme për kryetar të Podujevës mbahen të dielën e 29 nëntorit. /Ballkani.info/