Emilija Rexhepi, ish ministre në qeverisjen e Albin Kurtit, tash drejtoreshë për Kulturën në Komunën e Prizren që drejtohet nga Mytaher Haskuka, ka shkaktuar skandal para pak minutash.
Ajo në një postim në Facebook pas bisedës virtuale me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar se ka “biseduar me Kosnettin si ambasador të Serbisë”, shkruan Ballkani.info.
“Takim me ambasadorin e Ambasadës Amerikane në Serbi, zotëri Kosnetin rreth situatës aktuale në shtetin tonë. Faleminderit i dashur ambasador për mbështetjen e vazhdueshme që i jepni popullit boshnjak gjatë këtyre viteve”, ka shkruar ajo, duke e konsideruar “Serbinë shtet të saj”.
Emilija Rexhepi ka qenë edhe deputete e komunitetit boshnjak, para se të jepte dorëheqje për t’u bërë ministre në ish qeverinë e Albin Kurtit./Ballkani.info/








