Skandal

Skandal i pritur nga serbët në Evropian – portieri u rrah me tifoz

Si në çdo ngjarje të madhe ku marrin pjesë, serbët sërish kanë shkaktuar skandal. Portieri i Serbisë, Vanja Milinkoviq-Saviq, është rrahur me një tifoz gjatë “Euro 2024”.

Siç raporton “Telegras.rs”, incidenti ka ndodhur teksa lojtarët e Serbisë ishin në ditë pushimi. Trajneri Dragan Stojkoviq, që thuhet se është pranë shkarkimit, iu dha një ditë pushimi lojtarëve pas ndeshjes së parë në grupe ndaj Anglisë. Anglia fitoi 1:0.

Milinkoviq-Saviq u përlesh me një tifoz në kafene. Portieri ka shkuar në një lokal në Munih gjatë ditës së pushimit ku zakonisht mblidhen serbët që jetojnë atje. Ka edhe muzikë serbe. Në një moment, një tifoz i drejtohet portierit të Mallorcas duke i thënë: “Çfarë po bën këtu, duhet të jesh në hotel dhe po pi!”. Kjo nuk i pëlqeu 27-vjeçarit, i cili e shau tifozin dhe më pas e goditi. Ka reaguar shpejt sigurimi i lokalit e më pas edhe pronari, i cili edhe ka bërë një reagim.

“Vanja erdhi në kafenenë tonë, por sigurimi në hyrje nuk e njohu dhe nuk donin ta futnin pasi kishte veshur pantallona të shkurtra të kombëtares, gjë që e inatosi dhe pati një sherr. Shpejt ndërhyra, e kapa dorën e tij dhe i thashë ‘eja me mua’, por ai nuk pranoi”, ka thënë pronari i lokalit në Munih për “Telegraf.rs”.

Serbia u eliminua nga “Euro 2024” pas dy barazimeve e një humbje. Ndeshjen e parë e humbi nga Anglia, kundër Sllovenisë barazoi 1:1 dhe luajti pa gola ndaj Danimarkës.

Gjatë “Euro 2024”, huliganët serbë gjatë gjithë kohës kanë shprehur qëndrime anti-Kosovë.