Skandal: Drejtori i Komunës së Mitrovicës marton djalin me dasëm, anipse është e ndaluar

Mbrëmë në një hotel të Mitrovicës, nikoqir ishte një zyrtar i lartë i Komunës së Mitrovicës. Drejtori Naser Muja ka martuar djalin A. Muja, për të cilin ka organizuar edhe ceremoni.

Reporteri ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se dasma është ndërprerë, pasi nuk lejohet me ligj.

“Zyrtarë policorë me të marrë informacionin, kanë dalë në terren bashkë me inspektoratin. Dasma është ndërprerë, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar”, kanë thënë nga Policia.

Gazeta ka provuar të flas edhe me drejtorin në fjalë, Naser Mujën, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonatë e nuk ka kthyer as përgjigje me SMS.

Sidoqoftë, se ka pasur organizim natën e mbrëmshme, e konfirmojnë edhe reagimet e stafit. Përveç shefes, edhe menaxheri i hotelit ka thënë se ajo “ishte darkë familjare”.

Mirëpo, pamjet nga dasma tregojnë diçka tjetër dhe aty shihet çifti dhe mysafirët, ani pse është e ndaluar me ligj.